Reali Madrid dhe Adidas kanë gjetur akordin për rinovimin e bashkëpunimit. Marrëveshja e re do të vijojë deri në vitin 2028, ndërsa shifrat janë të majme.
Gjiganti sportiv gjerman do t’i paguajë klubit spanjoll 120 milionë euro në vit për një total rinovimi prej 960 milionë eurosh.
Arkat e Florentino Perez do të mbushen dhe Adidas shpreson e uron që “Los Blancos” të rikthehen te trofetë. Bashkëpunimi mes Realit dhe firmës së njohur vijon prej vitit 1998, ndërsa rinovimi i fundit e dërgon në 30 vite bashkëpunim, sukses, miliona euro dhe trofe pafund raportin mes palëve.
Gjatë kësaj kohe, Reali ka fituar plot 29 trofe, ku përfshihen: 6 Champions Liga, 6 Botërore për Klube, 4 Superkupa Europiane, 6 kampionate, 5 Superkupa Spanje, 2 Kupa Mbreti.