Goditje e madhe, Fanatics bojkotojnë derbin!

1

Tirona Fanatics e kanë ndarë mendjen dhe nuk do të jenë në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës në derbin me Partizanin. Ultrasit bardheblu kanë dalë me një qëndrim në faqen e tyre zyrtare në Facebook dhe nuk japin shumë shpjegime.

Duket se ndarja e sektorëve nuk u ka pëlqyer atyre dhe kështu nuk do të jenë krah ekipit në një ndeshje shumë të rëndësishme. Një humbje të dielën me Partizanin do e komplikonte situatën te Tirana.

“Fanatics nuk do të jenë prezent në ndeshjen e radhës, të dielën kundër morrave. Besojmë se nevojë për sqarime nuk ka, edhe njëherë tjetër Refik Halili dhe qiraxhinjtë e tij mund t’i zgjidhin vet ndarjet e “Dhomave” të “Shtëpisë Me Qera”, intelekti i tifozëve bardhë e blu qëndron shumë lart tyre. Forca Tirona!”, shkruajnë ultrasit bardheblu.

You might also like
1 Comment
  1. UEFA-MAFIA says

    Beni nje krahasim midis tifozeve te Liverpool dhe Fanaticsave te Tiranastanit.

    … Nuk ja vlen me mire te behet!

Leave A Reply

Your email address will not be published.