28 vite nga debutimi i Totit, 10 gjërat që atëherë nuk ekzistonin

Ishte 28 marsi i vitit 1993. Roma luante në Breshia kundër ekipit vendas në një stadium të tejmbushur. Kanixhia dhe Mihajloviç shënonin dy gola në pjesën e parë për të vulosur ekipin fitues, ndërsa në stolin e Romës qëndronte Vujadin Boshkov.

Trajneri i famshëm thërret tre minuta përpara fundit të ndeshjes një nga djemtë e rinj të ekipit: “Françesko, bëhu gati!” 16-vjeçari futet në fushë dhe arrin të prekë një top. E kontrollon mirë dhe niset drejt flamurit të kornes për të vonuar sa më shumë kohën.

Ajo nisje me top në këmbë drejt kornes ishte nisja e një historie legjendare, një prej dashurive më të bukura të ndodhura në futboll. Djaloshi ishte Françesko Toti…

Toti luajti gjatë, nuk e tradhtoi kurrë Romën e tij dhe u nda nga futbolli vetëm me 28 maj të vitit 2017. Ditë e bukur, por tmerrësisht emocionuese dhe prekëse për miliona njerëz në botë. Edhe për ata, të cilët nuk ndjenin kush e di se çfarë për futbollin.

Nuk mbeti kush pa qarë, sepse largohej Toti, legjenda e gjallë dhe kapiteni i përjetshëm, njeriu dhe futbollisti me vetëm dy ngjyra në zemër e mbi supe. Rikthehemi te ndeshja e debutimit. Sot jemi fiks 26 vite më vonë. Shumë gjëra kanë ndryshuar. Bota nuk është më njësoj, as Italia, asgjë.

– Karta telefonike e karikueshme për celularë u prezantua në Itali në vitin 1996.

– Versioni i parë i “Playstation Sony” u prezantua në Japoni me 3 dhjetor, 1994.

–  Regjisori Kuentin Tarantino nuk e kishte përfunduar akoma kryeveprën e tij “Pulp Fiction”, që do të dilte në Itali në dhjetor të vitit 1994.

– “Facebook” u krijua në vitin 2004, 11-të vite më vonë.

– Kompania “Google” u krijua në vitin 1997 dhe vetëm një vit më vonë u regjistrua si domain.

– Monedha Euro u prezantua me 1 janar të vitit 2002.

– Sistemi Blu-ray disc u prodhua në vitin 2004.

– Futbollisti brazilian, Gerson, i cili luan i huazuar te Fiorentina, lindi me 20 maj të vitit 1997.

Gerson (djathtas)

– Sistemi i transmetimit Wi-Fi.

– EA Sports FIFA u krijua në vjeshtën e vitit 1993.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *