21-vjeçari fatkeq tërhiqet nga futbolli, Roma gati një surprizë

Sa e vështirë është të tërhiqesh nga futbolli në moshën 21-vjeçare. Më saktë, të detyrohesh t’i japësh fund ëndrrës tënde pa nisur akoma. Abdullahi Nura ka lindur në Nigeri, luan në rolin e mbrojtësit të djathtë dhe është pjesë e Romës.

Verdhekuqtë e blenë nga Specia përpara 4 vitesh. Nura u huazua për dy vite tek ekipi i Peruxhias në Serinë B, aty ku debutoi me 3 shkurt të vitit të kaluar kundër Çitadelës.

Afrikani ka përjetuar një karrierë të pafat deri më tani, e mbushur me probleme serioze në zemër. Futbollisti nuk ka mundur t’i kalojë testet dhe i ka dhënë fund me futbollin profesionist. Ai nuk mund të zbresë më në fushën e blertë.

Megjithatë, Roma nuk ka ndërmend ta lërë vetëm në këtë moment shumë të vështirë. Drejtuesit e klubit kryeqytetas do t’i ofrojnë një rol në klub atij. Fundi i trishtë i ëndrrës së tij të madhe mund të kthehet në një fillim të ri për Abullahi Nura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *