Në Itali, si në gjithë kampionatet e elitës, planet e së ardhmes bëhen në kohën e duhur dhe sot Liga italiane e futbollit ka përcaktuar datat e sezonit 2019/2020.
Per të mundësuar praninë e sa më shumë tifozëve në stadiume, Liga ka vendosur që Seria A të nisë me 25 gusht, që do të thotë një javë më vonë se në sezonet e shkuar, kur shumë njerëz ishin ende me pushime.
Ndërkaq, për të respektuar traditën është vendosur anulimi i risisë të sezonit aktual, atë të ndeshjeve në periudhën e Krishtlindjeve. Modeli anglez nuk shkon në Itali dhe lojtarët duna pushime për festa, ashtu si tifozët, ndaj periudha e Krishtlindjeve do të jetë pushim.
Ndërkaq, Liga do të gjejë një zgjidhje për lirimin e stadiumit Olimpico në Romë pas 18 majit, sepse UEFA ka kërkuar ta ketë në dispozicion për ndeshjen hapëse të Europiani, në qershor 2020.