20 milionë euro për një lojtar stoli, Barça fërkon duart

Barcelona është e gjitha e fokusuar me negociatat me Antuan Grizman, i cili së fundmi zbuloi se ka vendosur të largohet nga Atletiko Madrid pas pesë vitesh qëndrim. Megjithatë, te klubi katalanas do të ketë dhe largime.

Lojtari më i përfolur për t’u larguar nga kampionët e Spanjës është portieri holandez Jasper Silesen. “Gardiani” i katalanasve ka justifikuar besimin e dhënë nga trajnerët në çdo rast që i është dhënë mundësia.

Megjithatë, tri vite në stol kanë bërë të vetën dhe holandezi e ka bërë të qartë se i mungon të qenit një titullar i përhershëm. Sipas gazetës sportive “Super Deportes”, Valencia është në bisedime për të blerë 30-vjeçarin.

Portieri brazilian Neto pritet të largohet drejt kampionatit anglez ku interesi për të është i lartë, ndërsa Silesen do t’u kushtojë rreth 20 milionë euro, shumë e konsiderueshme, por bëhet fjalë për një portier të një klasi shumë të lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *