Tirona Fanatics mbushin 13 vjeç. Grupimi ultras në mbështetje të Tiranës sonte do festojë, sigurisht jo për situatën aktuale të klubit që mbështesin. Gjithsesi diçka për ta thënë e kanë, teksa përmes faqes së tyre zyrtare në “Facebook” shkruajnë:
Gëzuar të gjithë anëtarëve dhe tifozëve bardhë e blu 13 vjetorin e “Tirona Fanatics”.13 vjetorin e grupit që ishte, është dhe do të jetë gjithmonë ABC-ja e ultrasllikut në Shqipëri. Me ulje-ngritjet e vështirësitë që na kanë shoqëruar gjatë gjithë kësaj rruge të gjatë e unike, 8 janari i këtij viti na gjen 13 vjeç.
13 vite të bukura e me plot pengesa, histori, shokë të humbur rrugës, sakrifica, suksese e mbi të gjitha krenari. Gëzuar çdo anëtari që ka kënduar me ne qoftë një kongë, që ka udhëtuar me ne qoftë dhe një transfertë, apo që ka ecur me ne qoftë dhe një kortezh…
Gëzuar ekipit të Tironës, që si ekipi me i modh në Shqipëri, gjithmonë e ka pasur fatin të ketë dhe tifozerine më unike, ashtu siç ajo e meriton…
E në fund gëzuar Kampionatit Shqiptar dhe gjithë shqiptarëve, të cilët kanë pasur luksin të kenë në përbërjen e tyre “Tirona Fanatics”, diçka ndryshe nga futbolli i shëmtuar dhe korruptuar që ju serviret kahera… Gëzuar të gjithve 13 vjetorin, Gëzuar të gjithve “Fanatics”… Të parët, të vetmit!”.
URIMI I KLUBIT – Nuk ka munguar edhe një urim nga ana e klubit për Fanatics. Shkurt: “Urime bardheblu”. Sigurisht shoqëruar edhe me një foto ku paraqitet logo e Fanatics dhe shkrimi 13 vite Tirona Fanatics.