Futbolli portugez vijon të mbetet furnizuesi më i madh i talenteve në Europa dhe shifrat që klubet portugeze përfitojnë nga shitja e tyre janë të pabesueshme. Edhe sot, lojtarët portugezë janë nga më të shtrenjtit në botë, me emra si Kristiano Ronaldo e Bernardo Silva që udhëheqin.
Në dhjetë lojtarët më të shtrenjtë nga Portugalia, kryeson Kristiano Ronaldo, që vlerësohet 100 milionë euro. I dyti është ylli i Mançester Sitit, Bernardo Silva, që po kalon një sezon fantastik nën urdhrat e Pep Guardiolës.
I treti renditet një tjetër lojtar i Juventusit, Zhoao Kanselo, që gjithashtu po bën një supersezon dhe po konsiderohet si një nga mbrojtësit anësorë më të mirë në botë. Semedo, Ruben Neves, Fernandes, Andre Silva, Zhoao Feliks, Guedesh dhe Martins plotësojnë listën e lojtarëve më të shtrenjtë portugezë.