1 milion euro më pak, si De Biazi vendosi “veton”

Shqipëria mori pjesë për herë të parë në kampionatin europian në Francë në vitin 2016, çka solli edhe të ardhura të rëndësishme për FSHF-në. Gjithsesi ato mund të kishin qenë edhe më të larta nëse do të pranonin një ofertë për të qëndruar dhe për t’u stërvitur në zonën e Sent Denisit në Paris. Plot 1 milionë euro të ofruara, por përgjigja ishte jo.

Trajneri Xhani De Biazi donte një vend të qetë dhe zgjodhi që skuadra të përgatitej në Peros Girek. Italiani nuk u kundërshtua nga FSHF dhe kështu ikën të ardhura të rëndësishme. Zhurma e Parisit në fakt nuk do të kishte qenë e përshtatshme për t’u përgatitur skuadra.

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Arman Duka, në lidhje me atë që ndodhi në verën e vitit 2016, për ABC News ka sqaruar vendimin e marrë atëherë. “Ne nuk kemi shkuar në një nga resortet që kishte zgjedhur UEFA, por zgjodhëm vetë një resort atje sepse plotësonte disa kritere teknike që kërkonte trajneri dhe stafi i ekipit kombëtar.

Në Francë kemi qenë vetëm më një objektiv, për të pasur performancën maksimale dhe për t’i krijuar kushtet sa më të mira ekipit. Ishte një ëndërr e realizuar, që nuk mund ta shpërdoronim”, ka përfunduar Duka deklaratën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online