Zyrtarizohet Ndreu: Jam i lidhur me Kastriotin, rikthehemi në elitë

0

Ramadan Ndreu është rikthyer atje ku e nisi karrierën e trajningut në futbollin shqiptar, te Kastrioti. Pas largimit të Bledar Devollit, krutanët e kontaktuan dhe i bënë një ofertë për të marrë drejtimin e skuadrës së qytetit të tij. Sigurisht nuk mund të thoshte “jo”, nisur nga fakti që pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në atë klub.

Ndreu për herë të fundit ka drejtuar Kukësin në Superiore, ndërkohë që në shkuarën ka qenë në krye të Kamzës dhe Laçit. Objektivi i tij është të rikthejë në elitë Kastriotin dhe nga drejtuesit ka marrë garancinë se një pjesë e mirë e titullarëve do të qëndrojnë në ekip edhe në Kategorinë e Parë.

Ndreu theksoi për Sportekspres.com se bërthama e skuadrës të sezonit të kaluar është: “I falenderoj drejtuesit për besimin. Është një detyrë e vështirë, sepse marr një skuadër që më lidh shumë historia, një skuadër që erdhi nga Superiorja dhe synon përsëri ringjitjen në atë kategori. Në këto ditë që e kam studiuar nga larg skuadrën, mendoj se bërthamën nga sezoni i kaluar do ta ruajë dhe janë lojtarë që garantojnë synimin për kthim në Superiore”.

Ndreu deklaron se ka nevojë për afrime, por gjithçka do bëhet në raport me largimet. “Skuadra të Superiores kanë treguar interes për dy-tre lojtarë të Kastriotit dhe nëse këta largohen, atëherë ata do të zëvendësohen me të tjerë të rinj. Kështu do zhvillohet merkato këto ditë, sepse duke e ruajtur boshtin e sezonit të kaluar, riformatimi i skuadrës së re bëhet më profesional”, përfundoi Ndreu.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.