ZYRTARE: Rexhinaldo te Kukësi

Kukësi ka gjetur sulmuesin që do t’u garantojë golat për sezonin e ardhshëm. Do të jetë Rexhinaldo, ai që te Laçi arriti të shënojë plot 18 gola në kampionat. Lojtari nga Mozambiku ka mbyllur marrëveshjen me verilindorët dhe pritet që të bashkohet me Kukësin. Gjithsesi duhet parë se si do të zgjidhet problemi i kontratës me Laçin, pasi kurbinasit pretendojnë se sulmuesi ka klauzolë për të qenë pjesë e tyre edhe në kupat e Europës.

Rexhinaldo ishte në bisedime edhe me Flamurtarin, por vlonjatët nuk ia plotësuan kërkesat financiare. Gjithashtu ai kishte oferta edhe nga jashtë vendit, por do të mbetet në Superiore edhe për të paktën një sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *