Zyrtare: Laçi nis merkaton, firmos goleadori

0

Laçi ka nisur merkaton, teksa ka njoftuar ditën e sotme një afrim në sulm dhe bëhet fjalë për Kirian Nuabueze. Nigeriani me pasaportë amerikane bëri një gjysmë sezoni të mirë me gjilanasit, teksa ia ka dalë të shënojë 7 gola.

Në gjysmën e parë të kampionatit kishte realizuar 6 herë me fanellën e Pobedës në Maqedoni. Kurbinasit janë bindur nga cilësitë e sulmuesit dhe i kanë bërë ofertë, ndërkohë që njoftojnë se kanë nënshkruar për dy vite.

“Goditja e parë në merkato: Sulmuesi Kyrian Chinazorm Nwabueze hedh të zezën në të bardhë, duke nënshkruar zyrtarisht kontratë 2-vjeçare me ekipin tonë. Kjo goditje vjen në ditët e para të merkatos, pasi ekipi po përgatitet për ndeshjet e Europës . Me afrimin e sulmuesit priten dhe surpriza të tjera në ditët në vijim!”, njoftojnë kurbinasit përmes faqes zyrtarë në Instagram.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.