Zgjohet Roma, blen supertalentin e Fejenordit

Rik Karsdorp është futbollisti më i ri i Romës. Klubi i Serisë A më në fund ka vendosur të veprojë për sa u përket blerjeve, sepse ishte ndalur te blerja e qendërmbrojtësit meksikan Hektor Moreno nga PSV Eindhoveni për 5.7 milionë euro.

Tani klubi verdhekuq nis të investojë sërish, pas shitjes së Salah, Manolas e Paredes, sepse ka mbyllur sot blerjen e mbrojtësit të djathtë Karsdorp.

Vetëm 22 vjeç, holandezi ka 3 vite që luan titullar te Fejenordi dhe sezonin e fundit, që ishte edhe ai i kthimit te titulli, luajti 41 ndeshje si titullar për klubin nga Roterdami, përveçse është bërë titullar edhe te kombëtarja holandeze.

Fejenordi kërkon 20 milionë euro për talentin e vet, Roma ofron 15, por me siguri do të mbyllet për një shifër të mesme, plus ndonjë bonos. Kjo ka bërë që Karsdorp të paraqitet në Romë për vizitat mjekësore dhe ndoshta do të prezantohet që sot pasdite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *