FIFA në qendër të një skandali të ri, Katari e ka blerë Kupën e Botës

Botërori 2022 do të zhvillohet në Katar dhe kur kjo u vendos me votim të fshehtë në vitin 2010, shumë vende u habitën dhe pati nga ata që protestuan, pasi është e pamundur që të luhet një Botëror në të nxehtin e Katarit, apo Botërori të luhet në dhjetor e janar.

Tani plas një skandal i ri në lidhje me dhënien e Botërorit Katarit, sepse Bild në Gjermani do të botojë një hetim prej 430 faqesh, shkruajtur nga Majkëll Garsia, një hetues i pavarur i punësuar nga FIFA. Raporti nuk u publikua i plotë nga FIFA, që zgjodhi vetëm pasazhe, çka bëri që Garsia ta konsideronte “të gabuar” raportin e servirur nga FIFA.

Në raportin e plotë denoncohen disa ngjarje skandaloze, duke nisur nga një ryshfet prej rreth 2 milionë eurosh që u depozitua në llogarinë e vajzës 10-vjeçare të një zyrtari të FIFA-s.

Gjithashtu, zbulohet se 3 zyrtarë të lartë të FIFA-s fluturuan për në Brazil në një xhet privat të zotëruar nga Federata e Katarit, pikërisht para votimit që do të zgjidhte organizatorët e Kupave të Botës 2018 e 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online