Zeniti dhe Nica “stërviten”, vijon mrekullia “Ostersunds”

0

E ndërsa Lacio ka fituar ndaj Viteshes, në ndeshjen tjetër të grupit të Lacios dhe Viteshes, pra ai K, Nica e Balotelit ka shkatërruar Zulte Varegen në Belgjikë me rezultatin e thellë 5-1. Një ndeshje e dominuar nga fillimi në fund për ekipin francez, i cili realizon me Plean dy herë dhe Danten në pjesën e parë, teksa në të dytën Maksimin dhe Baloteli mbyllin llogaritë.

Grupi G – Hapoel Ber Sheva trondit Luganon me një fitore 2-1 e cila vjen pas një loje të dominuar në Izrael ku vendësit shpërdorojnë edhe një penallti me Pekhart. Sakaq, në Bukursht, Steaua shkatërron ekipin e Plzenit, me një 3-0 që nuk lë vend për diskutime. Budesku protagonist me dopietë.

Grupi i –Protagonisti është Valon Berisha që i jep  1 pikë më vlera Salcburgut në Guimaresh, në barazimin 1-1, ndërsa me një gol të Ramisë, Marseja mposht Koniasporin, mes shumë vështirëisve edhe pse në “Velodrome”.

Grupi J – Surpriza e mbrëmjes quhet Ostersunds, që vazhdon të befasojë. Qyteza e Suedisë fiton 2-0 ndaj Zorias në Ukrainë, në një ndeshje ku sakrifica është ajo që bie në sy. Historia vazhdon… Ndërkohë, në Berlin vetëm “x” mes Hertës dhe Bilbaos.

Grupi L- Në Shkup, Zeniti i Mançinit “ecën” mbi trupin e Vardarit, me një fitore 0-5 që nuk lë vend për diskutime. Kokorin (2), Xhuba, Ivanoviç dhe Rigoni autorët e golave. Me goleadë edhe Sosiedad në Spanjë ndaj Rozenburgut, kampiones së Norvegjisë.

Grupi H – Crvena Zvezda, në një atmosferë të ndezur në Serbi, barazon 1-1 ndaj BATE Borisovit, në një sfidë që e ka parë me dy fytyra.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image