Zbulimi i Milanit, Kutrone paguhet pak më shumë se disa nga yjet e Superiores shqiptare

0

Këtë verë Milani ka zbuluar sulmuesin Patrik Kutrone. Ka shënuar “lumë” golash me ekipet e moshave, por askush nuk e priste që të shpërthente në ekipin e parë, ku ka shënuar rregullisht dhe ka shkëlqyer me lojën e vet, aq sa drejtuesit kuqezinj ndryshuan planet, duke mos e lejuar të largohej në huazim, ndryshe nga sa ishte vendosur në fillim të verës.

Tani Gazzetta dello Sport publikon listën e pagave te Milani dhe bie në sy se sulmuesi 19-vjeçar është futbollisti më pak i paguar nga 27 lojtarët e federuar nga klubi kuqezi.

Vetëm 180 mijë euro në sezon, kontratë deri në vitin 2021! Shifra të tilla duken të përshtatshme për Superioren shqiptare, sepse këto vitet e fundit kemi pasur disa lojtarë që i janë afruar kësaj page, si Hamdi Salihi, për shembull, i cili te Skënderbeu paguhej rreth 150.000 euro në sezon.

Natyrisht, nëse vazhdon me këto ritme, Kutrone shumë shpejt do të sigurojë kontratë shumë herë më të lartë, kjo është e qartë.

Ndërkaq, “mbreti” është Leonardo Bonuçi, me 7,5 milionë euro në sezon, ndjekur nga Donaruma me 6 miionë. Të gjithë të tjerët kanë paga 3,5 milionë e poshtë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here