Wladimir Klitschko pranë rikthimit, Vitali zbulon shumën që kërkon i vëllai

0

Grupi mediatik “DAZN” po bën çmos që të rikthejë në ring boksierin legjendar Wladimir Klitschko. Oferta e parë prej 40 milionë dollarësh u refuzua, ndërsa të njëjtin fat pati dhe oferta e dytë prej 80 milionë dollarësh.

Në pamje të parë, duket sikur 43-vjeçari nuk ka ndërmend të rikthehet në ring, por vëllai i tij Vitali, ka zbuluar së fundmi shumën që s’mund t’i thuhet jo.

“Kur pashë lajmet se i kishin ofruar 40 milionë dollarë, e mora në telefon dhe ai më tha që nuk ishte i interesuar. Folëm përsëri kur i ofruan 80 milionë dollarë dhe më tha se prapë nuk kishte ndryshuar mendje, por një ofertë prej 100 milionë dollarësh do ta tundonte”.

“Vendimi im është i tij. Paratë janë të rëndësishme në jetë, por vëllait tim nuk i duhet, pasi tani është në një gjendje të mirë. Ka fituar shumë para si boksier dhe ka ditur si t’i shpenzojë. Ai nuk asgjë për të provuar si boksier. Çfarë mund të them unë është se në jetë gjëja më e rëndësishme nuk është paraja, por shëndeti. Gjithsesi unë do mbështes çdo vendim që ai do të marrë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.