Vllaznia vazhdon marshimin, Apolonia përmbys Elbasanin

Grupi A

Janë luajtur sot 9 takime të Kategorisë së Parë. Në Grupin A, Vllaznia nuk njeh humbje, teksa kësaj jave ka regjistruar fitoren katërt në po kaq ndeshje duke mundur në transfertë Besëlidhjen me rezultatin 1-0. Golin e vetëm për ekipin e drejtuar nga Hasan Lika e realizoi braziliani Silvio Xhunior.

Dinamo ka mposhtur Erzenin me rezultatin 2-1, një fitore që i çon kryeqytetasit në vend të dytë, vetmë tre pikë larg Vllaznisë së vendit të parë. Burreli i Stavri Nicës ka arritur fitoren e parë për këtë sezon pas tri humbjesh radhazi. Skuadra matjane ka mundur Shën Kollin falë golit të kongolezit Olamba. Ndërkohë, Vora dhe Korabi janë ndalur në barazim pa gola, ndërsa Veleçiku ka mundur në shtëpi Ilirinë me rezultatin 1-0.

Grupi B

Ndeshja më emocionuese në Grupin B, ka qenë ajo mes Elbasanit dhe Apolonisë, takimi u zhvillua në Cërrik. Vendasit gjetën avantazhin të parët falënigerianit Ezike, por fierakët përmbysin gjithçka falë dy penalltive të ekzekutuara me sukses nga Hysenshahaj. Pogradeci ka mundur në shtëpi 3-1 Egnatian, ndërsa Lushnja humbi mundësinë për të kapur kreun e tabelës, pasi nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 me Cërrikun. Me të njëjtin rezultat mbaroi dhe takimi midis Tomorit dhe Orikut. Beratasit kaluan të parët në avantazh me Sharavollin, ndërsa për skuadrën mike golin e barazimit e shënoi Hoxhaj.

 

KATEGORIA E PARË – JAVA 4

Grupi A
E shtunë, më 29 shtator, ora 16:00
Dinamo- Erzeni 2-1
Shënues: Nuriu 20′, Sefa 52′ / Lajthia 67′
Burreli-Shënkolli 1-0
Shënues:
Olamba 46′
Besëlidhja-Vllaznia 0-1
Shënues: 
Pereira 53′
Korabi-Vora 0-0
Veleçiku-Iliria 1-0
Shënues: 
Hasaj 66′

Grupi B
E shtunë, më 29 shtator, ora 16:00
Pogradeci-Egnatia 3-1
Shënues: Ibrahimllari 7′ (aut.), Jahaj 39′ (Pen.), Topllari 46′ / Canka 3′
Elbasani-Apolonia 1-2
Shënues: Ezike 8′ Hysenshahaj 53′ (pen). Hysenshahaj 90′ (pen)
Lushnja-Turbina 1-1
Shënues: Sefa 14′ / Gjeçi 26′
Tomori-Oriku 1-1
Shënues: Sharavolli 24′ / Hoxhaj 75′

E diel, më 30 shtator, ora 16:00
Besa- Bylis

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *