Vijojnë batutat, Qarri kërkon të bëhet anti-Skënderbeu

Në ambientet e brendshme të hotelit në Durrës ku po zhvillohen punimet e Asamblesë së FSHF-së, ka kaluar “sikleti” më i madh nëse mund të quhet kështu, pasi është zgjedhur presidenti i ardhshëm i organit më të lartë futbollistik në vend.

Në kafenenë poshtë janë bashkuar pjesa më e madhe e presidentëve të Superiores dhe nuk mungojnë batutat mes tyre. Kamza është e vetmja skuadër që këtë sezon e ka ndalur Skënderbeun dy herë dhe në diskutim e sipër, presidenti i Kamzës Naim Qarri ka thënë se do i marrë dhe katër pikë skuadrës së Takajt këtë edicion: “Skënderbeu? Dy barazime ia kam marrë, por do t’i marr edhe 4 pikë, keni për ta parë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *