VIDEO | Transmetonte direkt, surprizë e hidhur për gazetaren

Ndodh shpesh që gazetarë të ndryshëm zbresin në fushën e blertë për të raportuar mbi fillimin e një sfidë, ose ndonjë prononcim me një lojtar të caktuar. Një episod i veçantë i ka ndodhur reporteres Melisa Stark, e cila ka qenë duke komentuar për ndeshjen e futbollit amerikan mes Tenesi Titans dhe Los Anxhelos Çargers.

Ndeshja zhvillohej në stadiumin “Wembley” dhe lojtarët kanë qenë duke bërë nxehjen përpara sfidës, kur Stark po transmetonte “live”. Një top ka goditur papritur gazetaren pas koke, por kjo e fundit e ka marrë me të qeshura.

Hera e parë në 20 vite që po më ndodh në transmetim direkt një gjë e tillë”, është shprehur duke buzëqeshur Melisa Stark me kolegët që ndodheshin në studio.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *