VIDEO/ Steriotipet shqiptare dhe e vërteta, gjesti i shëmtuar i Stërling i thotë të gjitha

Për shkak të vuajtjeve dhe problemeve të shumta që Shqipëria ka në shoqërinë e saj, shpeshherë zgjedhim të mbajmë në shpatulla edhe një peshë që nuk na takon. Sa herë e keni dëgjuar se vetëm në Shqipëri ndodhë që askush nuk reagon derisa e keqja vjen në shtëpinë e tij?

Por ky nuk është vetëm një problem shqiptar në fakt, por një problem botëror. Gjithmonë thuhet që futbolli është pjesë dhe pasqyrim i jetës dhe me shumë të drejtë. Mjafton që të shihni një incident në ditën e djeshme ku Manchester City u ndesh me Manchester United dhe përballja përfundoi 1-2.

Në një moment, njëri prej tifozëve ka goditur me një send në kokë Fred dhe ka kënduar kore raciste për të. Sterling që gjendej aq shumë pranë, me një indiferentizëm të frikshëm dhe të shëmtuar, nuk bëri asnjë lëvizje më tepër për t’I thënë tifozëve të tij që të ndalonin. Pikërisht njeriu që po jepte aq shumë mesazhe të forta dhe bënte reagime të ashpra kur ishte “viktima”, por për sa kohë është tjetri që sulmohet, nuk ka asnjë problem.

Do të shkonte pikërisht Silva dhe Mahrez për t’i kërkuar tifozëve që të qetësohen. Por gjithashtu për t’u diskutuar është sesa racizmi është problemi kryesor i tifozëve, apo është thjeshtë një mënyrë sesi ata shprehin pakënaqësitë e tyre, pasi kanë egon e sëmurë të njeriut që do vetëm fitore. Pasi nuk mund të shpjegohet ndryshe që për lojtarin me ngjyrë kundërshtar të ketë sende, ndërsa për lojtarin tjetër që ke ekip të ketë brohorima dhe duartrokitje. Ka ende shumë gjëra për t’u rregulluar, në të gjithë botën, mos i shihni vetëm si probleme shqiptare. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *