VIDEO/ Rasti i rrallë në fitoren e Atalantës, goli i Gjimshitit nuk ishte rastësi

Atalanta është rikthyer te fitorja në shtëpi, ndërsa fatin e ndeshjes së djeshme kundër Veronës e vulosi mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti. Goli erdhi në minutën e 93 të takimit, në një kohë kur loja ishte në rezultatin e barabartë 2-2.

Një rast i rrallë ishte në këtë fitore për vetë mënyrën sesi erdhi goli, por duke dëshmuar edhe filozofinë e Atalantës. Topi nga Palomino kaloi tek Toloi, ky i fundit e pasoi te Gjimshiti dhe rrjeta do të tundej. Të tre këta lojtarë janë qendërmbrojtës te ekipi nga Bergamo, por gjendeshin në sulm.

I pyetur në lidhje me këtë gol, Gasperini ka vlerësuar pjesëmarrjen e mbrojtjes së tij në këtë aksion, duke qenë se gjithçka erdhi nga këmbët e Toloit dhe Gjimshitit, i cili e dërgoi topin në rrjetë. Gasperini e cilësoi thelbësore këtë angazhim të mbrojtësave të tij, që rezultoi në një zgjidhje surprizuese për kundërshtarin.

“Pjesëmarrja e tyre (Toloit dhe Gjimshitit) ishte thelbësore. Është një zgjidhje që mund të surprizojë kundërshtarin, i cili ndoshta përqendrohet më tepër në disa lojtarë duke lënë kështu më shumë hapësira për të tjerët. Ky 3-2 i sotëm është demonstrimi”, ka thënë Gasperini për golin e tretë të realizuar nga Gjimshiti./Sport Ekspres/

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online