VIDEO/ Setien kishte frikë për më të keqen, Barcelona nuk bind dhe polemika për gjestin e Mesit

Një fitore minimale erdhi nga Barcelona ndaj Atletiko Bilbaos, duke ia dalë në shifrat 1-0. Goli për katalanasit do të vinte në minutën e 71 nga Ivan Rakitic, por që sigurisht nuk mund të mungonte Mesi me asistin e dhënë.

Trajneri Setien e ka përjetuar së tepërmi këtë ndeshje, duke e ditur më së miri vështirësinë e saj. Që në minutat e para tekniku ka kërkuar shfrytëzimin e çdo rasti të paraqitur, duke vendosur duart në kokë shpeshherë dhe duke pasur “djersë të ftohta”.

Kjo pasi është vendosur në presion në këto javë të fundit. Katalanasit kishin bërë disi shkëputje nga Reali i Madridit, këta të fundit do t’i barazonin me pikë në kryesim. Një moment që ka sjellë polemika në rrjetet sociale është minuta e 68, atje ku Mesi ka shkelur në këmbë një lojtar kundërshtar dhe ka shpëtuar pa marrë kartonin e kuq. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *