(VIDEO) Reali rigjen fitoren në shtëpi, Isko dopietë

0

Real Madridi dje më në fund fitoi në shtëpi për këtë sezon të kampionatit spanjoll. Kjo ndodhi pas dy barazimesh dhe një humbjeje në “Santiago Bernabeu” dhe viktima ishte Espanjoli, e mposhtur 2-0 nga skuadra e trajnerit Zinedin Zidan. Dy golat e fitores për kampionët e La Ligës i shënoi mesfushori Isko, nga një për secilën pjesë. Kristiano Ronaldo, edhe pse luajti si titullar dhe në majën e sulmit, dështoi të gjente rrugën e rrjetës dhe kjo po bëhet makth për të, sepse Leo Mesi po bëhet i pakapshëm. “Los Blancos” tani janë më në formë dhe gati për t’i rimarrë kreun Barcelonës, edhe pse me 7 pikë diferencë. Kur gjen fitoren në shtëpi, morali është krejt tjetër dhe Zidan tani mund të flejë i qetë për disa ditë, sepse edhe me Dortmundin i eci mirë duke fituar 3-1 në një stadium ku Real Madridi nuk kishte fituar kurrë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here