VIDEO/ Një shqiptar shkëlqen me Tampa Bay, ekipi sheh zonën “play-off”

0

Sezonin e kaluar zgjodhi të hiqte dorë nga medalja e kampionit në Shqipëri, për të qëndruar pranë familjes në Amerikë. Afrim Taku u largua nga Skënderbeu në mesin e sezonit dhe nisi një jetë të re përtej Atlantikut. E nisi larg prozhektorëve të Major League Soccer, ligës së futbollit që ka afruar yje të nivelit botëror, por vendosi të luante me klubin e shtëpisë së tij të re, Tampa Bay Rowdies, ekip i kategorisë së dytë.

Në harkun e disa muajve, Taku është kthyer në një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës, ku mbetet një prej titullarëve tw padiskutueshëm. Në ndeshjen e fundit, të luajtur gjatë fundjavës që lamë pas dhe të fituar 3-0 përballë Riçmond Kikers, mesfushori shqiptar dha asistin e golit të dytë të ekipit nga Florida, në minutën e 58-të me autor Xhemi Çavez.

Ky ishte suksesi i tretë me radhë për ekipin e Tampa Bay, që pas 30 ndeshjeve të luajtura në këtë sezon, tashmë i afrohet edhe zonës “play-off” në Konferencën e Lindjes dhe shpreson të vazhdojë ecurinë drejt fazës tjetër të sezonit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.