Manaj nuk është “vrasës”, lojtari i dëmtuar mbyll çështjen rreth shqiptarit

Episodet fatkeqe në futboll ndodhin. Diçka të tillë e përjetoi edhe Xisco Kampos, lojtari i Majorkës, që pas duelit me Rey Manaj u detyrua të largohej nga fusha me ambulancë. Pas atij episodi, tifozët vendas fërshëllyen sulmuesin shqiptar të Albasetes, duke thirrur në kor “vrasës”.

Manaj reagoi pas ndeshjes, duke bërë të ditur se është sulmuar shumë gjatë lojës, megjithatë për t’i vënë kapak kësaj situate, mendoi personalisht mbrojtësi i Majorkës. Pasi mori ndihmën e parë dhe kaloi frikën, Xisco publikoi një dedikim në adresën e tij zyrtare në “Tëitter”, duke falënderuar kuqeziun, për interesimin e shfaqur rreth gjendjes së tij.

“Falenderoj të gjithë skuadrën, stafin teknik, mjekët dhe tifozët të cilët u shqetësuan dhe më dhanë kurajë. Falenderoj edhe të gjithë lojtarët e Albasetes dhe të parin Manaj, të cilët u interesuan për gjendjen time. Ngjarjen e pafatë e lëmë në fushë dhe tani mendoj të shërohem”, ishte mesazhi i mbrojtësit të Majorkës, që në këtë mënyrë shfajësoi sulmuesin shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online