VIDEO/ Ndërhyrje “horror” ndaj Bersant Celinës: Mund të mbyllja karrierën aty!

Një ndërhyrje “horror” ka ardhur ndaj futbollistit shqiptar, Bersant Celinës, që ndodhet në një formë të jashtëzakonshme te Swansea. Ky futbollist është i rëndësishëm edhe për projektin e Shalandit te Kosova, duke qenë një nga protagonistët kryesorë.

Por në përballjen e fundit ndaj Bristolit, ka ardhur edhe një ndërhyrje më shumë se e ashpër nga lojtarët kundërshtarë. Jemi në futbollin anglez dhe arbitri tolerojnë shumë, madje në disa raste duke e tepruar disi.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Celina ka shkruar edhe mbi ndërhyrjen e pësuar duke e ilustruar me video, ndërsa thekson: “Këtu mund të mbyllja karrierën. Ku është mbrojtja?”. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/MSport1ve/status/1175776253976154112

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *