Po e kërkonte Barcelona, ja sesi “Instagrami” ta rrënon karrierën

Edon Zhegrova është një dëshmi e qartë sesi rrjetet sociale mund të zbehin karrierën. Pikërisht lojtari që u përfol se mund të kalonte te Barcelona dhe kishte interesimin e katalansve.

Por nëse kishte dyshime për një trajtim të keq nga ana e Genk, gjithçka qartësohet te Bazeli. Pavarësisht se kaloi me bujë te zviceranët, trajneri Koller flet prerë me vendimet e tij.

Në ndeshjen ndaj kampionëve të fuqi të Young Boys, e mbyllur me rezultatin 1-1, Zhegrova nuk ishte as në stol. Kjo nuk është hera e parë dhe që kur ka ardhur Zhegrova i ka parë ndeshjet më shumë si tifoz nga tribuna, sesa si protagonist në fushë. Megjithëse nuk ka kaluar asnjë dëmtim serioz gjatë kësaj periudhe. Ajo që e bën më të keqe situatën, është fakti që sulmuesi i Kosovës ka të njëjtën varësi ndaj “Instagramit”. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online