VIDEO/ Mund të ishte heroi dhe t’i jepte vendin e parë Barcelonës, Rei Manaj largohet i dëshpëruar

Barcelona B ka zhvilluar ndeshjen e radhës në kampionat, ndërsa ka luajtur ndaj Hercules dhe është mbyllur në shifrat 0-0. Pavarësisht rasteve të shumta që kishin katalanasit, për të gjetur avantazhin, nuk kanë qenë të saktë para portës së kundërshtarit.

Rei Manaj ka luajtur për 90 minuta në këtë përballje, ndërsa në minutat e fundit pati edhe një mundësi për të qenë heroi i takimit. Gjuajtja me kokë e sulmuesit shqiptar shkoi afër me shtyllën, ndërsa do t’i jepte edhe vendin e parë të përkohshëm Barcelonës B në ligën e tretë të Spanjës. Vetëm pak sekonda më vonë do të ishte edhe Araujo që do të humbiste një tjetër shans të artë, me gjuajtjen e tij që fërkoi edhe njëherë shtyllën. Tashmë Barcelona B ndodhet në vendin e dytë dhe me 2 pikë më pak se Sadabell kryesues. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *