VIDEO/ Me vallen e Tropojës, talentet shqiptare nderojnë traditën në fitoren e Lazios

0

Lazio ka dalë me fitore nga transferta me skuadrën e Empolit, të cilën e ka fituar me rezultatin 1-3. Bëhet fjalë për një përballje mes të rinjve të të dy klubeve, ndërsa ndihmë në fushën e lojës për fitoren e arritur kanë dhënë edhe futbollistët shqiptarë, Angelo Ndrecka , Marko Alia, Serxhio Kalaj dhe Emiliano Shoti.

Por këtë 3-pikësh lojtarët shiptarë kanë vendosur ta festojnë me këngë e me valle të vendit prej të cilit kanë rrënjët e tyre. Portieri Marko Alia ka shpërndarë në rrjetin e tij social “Instagram” një video ku shfaqet së bashku me Angelo Ndreckën duke kërcyer vallen e Tropojës. Kështu të dy të futbollistët e rinj kanë zgjedhur traditën shqiptare për të festuar pas ndeshjes./Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.