VIDEO/ Lindon Selahi jep asist kundër Ajaksit, por vetëm sa zgjon “bishën e tërbuar”

Twente ka luajtur ditën e sotme ndeshjen e 15 në kampionat kundër kampionëve në fuqi të Holandës, Ajaksit. Pjesa e parë foli për vendasit, të cilët pushimi mes pjesëve i gjeti në avantazhin 2-1. Twente do të gjente golin e parë në minutën e 15 me anë të Nakamurës, ndërsa vetëm 4 minuta më vonë do të dyfishonte shifrat me anë të Cantalapiedra. Protagonist në realizimin e dytë ka qenë edhe mesfushori kuqezi, Lindon Selahi, i cili ka dhënë asist për shokun e ekipit të tij.

Por kjo nuk ka mjaftuar aspak, pasi thjesht sa ka zgjuar Ajaksin që do të shënonin golin e tyre të parë në minutën e 32, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës do të tundnin rrjetën edhe 4 herë të tjera për ta mbylluar këstu takimin në 2-5. Tripleta e Lang dhe dygolëshi i Huntelaar i japin Ajaksit siguri në krye të tabelës së klasifikimit, ku udhëheqin me 9 pikë diferencë nga vendi i dytë./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *