VIDEO/ Gafa e portierit i kushton humbjen Crystal Palace, shënon autogolin qesharak

Një gol qesharak vjen nga Premier League dhe si protagonist gjen portierin e Crystal Palace. Këta të fundit kanë luajtur sot kundër Sheffield United, ndeshje të cilën e kanë humbur me shifrat 0-1. Megjithatë në momentin e golit e gjithë merita i takon portierit Guaita të Crystal Palace, i cili me gafën e tij i dhuroi tre pikët kundërshtarëve.

Gjithçka ndodhi në minutën e 58 të takimit, kur Sheffiel kishte të drejtën e ekzekutimit të një goditjeje nga këndi. Harkimi i hedhur në zonë do e dërgonte topin atje ku asnjë pre lojtarëve të Sheffiel nuk do mbërrinte, në duart e portierit Guaita. Por ky i fundit do të bënte një gabim qesharak, duke hyrë bashkë me topin në portën e mbrojtur prej tij./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *