VIDEO | Fitore me aromë Europe, Parma ëndërron

Fitorja e dytë rresht në kampionat për Parmën dhe vendi i gjashtë në renditje. Ekipi emilian mposhti Sasuolon me rezultatin 2-1, duke u ngjitur në kuotën e 20 pikëve dhe dukë bërë tifozët të ëndërrojnë.

Goli i parë i ndeshjes erdhi shumë shpejt. Zhervinjo zhbllokoi shifrat në minutën e 6. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë shfrytëzoi një pasim dhe brenda zonës mposhti Konsiljin, i cili mund të bënte diçka më shumë në këtë rast.

Parma nuk u ndal dhe dyfishoi shifrat me anë të Bruno Alvesh. Mbrojtësi portugez përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe siguroi avantazhin e dyfishtë të ekipit të tij në minutën e 25.

Sasuolo nuk u pajtua me rezultatin dhe shkurtoi shifrat 9 minuta përpara fundit të pjesës së parë. Miqtë fituan një penallti, që u kthye në gol nga Babakar. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë dhe e gjithë ndeshja. E dyta nuk dhuroi më gola, me Parmën që arriti të ruante këtë fitore tepër të rëndësishme.

PARMA-SASUOLO 2-1
(Zhervinjo 6, Bruno Alvesh 25′ / Babakar (pen) 36′ )

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *