VIDEO | Eliminohet Kukësi, Debreçeni nuk thyhet as në Shqipëri

0

Kukësi është skuadra e fundit shqiptare që eliminohet nga Europa League. Verilindorët e drejtuar nga Ernest Gjoka u eliminuan me rezultatin e përgjithëm 1-4 nga ekipi i Debreçenit, që kalon në raundin tjetër të UEFA Europa League.

Verilindorët e nisën takimin e kthimit në mënyrë të shkëlqyer, duke gjetur rrjetën në minutën e 17-të. Ishte Et’hemi ai që shënon një gol shumë të bukur, por dhe pasimi i Rrocës ishte fantastik. Mendohej se verilindorët do të hidheshin të gjithë në sulm për të përmbysur humbjen e parë 3-0 në Hungari, por pjesa e parë u mbyll me vetëm këtë gol të numrit 11.

E dyta nisi sërish me dëshirën e Kukësit për të gjetur rrjetën, por Debreçeni u mbrojt shumë mirë dhe luajti me qetësi të admirueshme. Madje, ekipi mik arriti edhe të shënojë në minutën e 58’, dol që vendosi dhe rezultatin final të sfidës, 1-1.

UEFA Europa League, kualifikuese

Kukësi – Debreçeni  1-1  (0-3)
Et’hemi 17’ / Szatmari 58′

Kartonë të verdhë: Teqja 19′, Shkurtaj 31′, Kitanovski 42′ / Tozer 45+1′

EPISODET – 

90’ – Mbyllet takimi në Elbasan Arena, Kukësi eliminohet nga Europa League

80’ – Et’hemi bën mirë nga e djathta, shërben në qendër për Valdet Ramën, i cili pasi driblon një kundërshtar, godet me të majtën, por portieri i Debreçenit nuk e ka të vështirë të ndalojë.

58’ – Shënon Debreceni. Një vendosje jo e mirë e mbrojtjes së Kukësit shfrytëzohet nga mbrojtësi Szatmari, që barazon shifrat dhe i jep një goditje të rëndë Kukësit

17’ – Gooool Kukësi, shënon Et’hemi. Verilindorët në avantazh, falë një supergoli të sulmuesit të talentuar

1’ – Nis takimi mes Kukësit e Debreçenit

Kukësi: Frashëri, Kitanovski, Teqja, Cuculi (Lulaj 61′), Rrumbullaku, Et’hemi (Cyrbja 84′), Musolli, Limaj (Musta 73′), Rroca, Rama, Shkurtaj. Trajner: E. Gjoka

Debreçen: Nagi, Kusnir, Satmari, Pavkovics, Ferenci, Tozer, Sesi, Haris, Varga (Damazdi 86′), Trujiç (Soz 83′), Zsori (Garba 66′). Trajner: A. Herceg

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.