Emocionuese/ “You never walk alone”! Spektakël i vërtetë nga tifozët e Dortmund, jehonë e madhe nga mediat botërore

Nëse Dortmundi arriti të fitojë kundër PSG dhe kërkon të befasojë të gjithë Europën për të fituar kompeticionin më të rëndësishëm në Europë, tifozët e Dortmundit e kanë fituar Champions League prej shumë kohësh.

Një spektakël i vërtetë është dhuruar prej tyre gjatë ndeshjes së sotme kundër PSG, siç kanë bërë edhe më herët në këtë sezon. “You never walk alone” u këndua para takimit dhe jehona e marrë nga ky stadium ka marrë vëmendjen e të gjithave botërore. /Sport Ekspres/