VIDEO/ Dështimi i vitit! Thomas Muller bëhet qesharak, skema më e gabuar në karrierë

0

Bajerni i Mynihut ka shkuar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, teksa ka mundur me rezultatin 0-1 Schalken në transfertë. Kimish do të realizonte në pjesën e parë dhe kaq ka mjaftuar për të mbyllur këtë përballje.

Në minutën e 51 të takimit, ka pasur edhe një episod qesharak nga Thomas Muller. Ky i fundit ka shkuar për të ekzekutuar një goditje nga këndi, por duke dështuar tërësisht në misionin e tij. Topi që duhej të përfundonte në zonë i ka kaluar menjëherë rivalëve, ndërsa as vetë Muller nuk e përjetoi mirë këtë moment, për një skemë që duhej të rezultonte e suksesshme me një top të shkurtër, por përfundoi në mënyrën më të gabuar. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.