VIDEO/ Derbi që çmend Italinë! Vendosi himnin e Romës në ballkon, tifozi i Lacios del nga vetja dhe do ta ndalojë

Futbolli është një sport që gjithnjë ka ditur të sjellë emocione të forta për tifozët, të cilët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të përjetuar ato ndjesi që vetëm ekipi i zemrës mund të t’i falë. Por klubet e futbollin sjellin edhe rivalitete mes tifozëve të tyre e kjo gjë ndodh edhe në rastin mes Romës dhe Lazios, që është edhe derbi i çmendur i Italisë. Madje këta të fundit nuk kursejnë “sherret” mes tyre as në këto ditë të vështira që Italia po kalon.

Në një kohë kur fqinjët përtej Adriatikut po qendrojnë të izoluar, një mbështetës i Romës ka vendosur të dalë në ballkon e të luajë himnin e skuadrës së zemrës. Por kjo nuk i ka pëlqyer aspak një tifozi të Lazios, që menjëherë ka reaguar duke dalë nga vetja. Me tone të larta ky i fundit i drejtohet ballkonit të rivalit të tij të përbetuar në sport dhe i kërkon të ndalë himnin, që me sa duket nuk e duron dot ta dëgjojë për asnjë moment. Edhe pse në një periudhë kaq të vështirë, tifozët sërish nuk e lënë mënjanë dashurinë për futbollin dhe skuadrën e tyre të preferuar dhe ky episod e tregon qartë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *