VIDEO | Balliu protagonist në Kupë, goli i mbrojtësit kalon Metzin në raundin tjetër

0

­Ivan Balliu ka qenë protagonisti i takimit të Kupës së Francës midis Metzit dhe vendasve të Sent Kentin. Mbas 90 minutash, rezultati i ndeshjes ishte 1 – 1 dhe gjithçka u vendos në kohën shtesë.

Në minutën e 101-të një kombinacion i bukur midis Balliut dhe sulmuesit Habib Dialo, çoi Metzin në avantazh me mbrojtësin shqiptar që shtyu topin drejt rrjetës.

Tani Metz kalon në fazën e 1/16 të kupës së Francës, ndërsa në kampionat skuadra nga verilindja e Francës vazhdon të kryesojë kampionatin dhe rikthimi në Ligue 1 duket se nuk do të vonojë më shumë se një sezon.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.