(VIDEO) 20 mijë gjermanë, Karnavalet e Këlnit në Londër!

Plot 25 vjet pritje… Më në fund, Këlni luan në grupet e Europa League dhe kthehet në atë kompeticion që dikur quhej Kupa UEFA dhe atëherë, bardhekuqtë merrnin pjesë… Kanë kaluar më shumë se dy dekada prej asaj kohe dhe shumë gjëra kanë ndryshuar.

https://www.youtube.com/watch?v=8_3av9jvOAQ

Uria e madhe për të dalë jashtë kufijve dhe për të luajtur, sidomos, në Londër, zemra e Britanisë së Madhe, ka ndikuar te tifozët gjermanë, që dje kanë qenë 20 mijë në rrugët londineze, duke pushtuar kryeqytetin e Anglisë. Një “tërmet” bardhekuq, por edhe “karnavale”, që është festa tradicionale e njohur. Dhe, nuk ka rëndësi nëse në stadium janë futur vetëm 10 mijë, rëndësi ka që të ndjekësh ekipin e zemrës, qoftë edhe të jesh vetëm disa hapa larg “Emirates Stadium”, përballë Arsenalit të Vengerit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *