Vetëm 3 minuta i duhen, Armando Sadiku gjen golin me Malagan

Malaga është duke luajtur në transfertë ndaj Zaragozës, me rezultatin që është në shifrat 0-1. Goli i vetëm deri tani teksa po luhet ende pjesa e parë, ka ardhur nga Armando Sadiku.

Sulmuesi shqiptar ka realizuar në minutën e 3 të takimit, duke tundur rrjetën e kundërshtarit dhe duke u çliruar disi, pasi kishte disa ndeshje që nuk po e gjente golin. Pas një krosimi të ardhur nga krahu i djathtë, lojtari shqiptar i gjendur brenda zonës, e ka dërguar topin në cepin e rrjetës.

Për më tepër që vijmë në periudhën e Kombëtareve dhe pritet që trajneri Reja ta kthejë në listën kryesore. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *