Trajneri do të shkarkohet në Kosovë, njeriun që sakrifikoi Interin e zëvendëson Sokoli

Ajo humbje e Vushtrisë me rezultatin 5-1 ndaj Dritës ishte e tepërt për trajnerin që erdhi me shumë bujë, Antonio Toma. Ky i fundit kishte punuar me Antonio Conten para disa kohësh dhe kishte një tjetër ofertë për t’u ribashkuar te Interi.

Por Toma zgjodhi që të merrte Vushtrinë, pasi kërkonte një eksperiencë si trajner kryesor në një skuadër. Në 5 ndeshje ka marrë 1 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje. Statistika këto që janë më shumë se të dobëta.

Në kushte të tilla, pritet të vijë edhe shkarkimi në mbrëmjen e sotme sipas asaj që raporton “Indeksionline”. Madje zëvendësuesi është gati, pasi bëhet fjalë për Bylbyl Sokolin. Ky i fundit e ka gjetur marrëveshjen me Vushtrinë, ndërsa vetëm para 3 javësh u largua për arsye shëndetësore nga Prishtina. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online