Vetëm 1.6% më pak se Alisson, statistikat e dërgojnë Strakoshën mes 5 më të mirëve në Europë

Lazio nuk ka ditur të ndalet këtë sezon dhe i ka mrekulluar të gjithë, teksa është në garë për titullin kampion me Juventusin e Interin. Detyrën e tij në portë Strakosha e ka bërë mjaft mirë për lacialët, duke u mohuar kundërshtarëve golat. Gardiani shqiptar ka bërë mjaft pritje vendimtare këtë sezon dhe statistikat flasin vetë.

Sipas asaj që tregon edhe faqja më e njohur për statistikat nga futbolli, “Who scored”, emri i Strakoshës renditet në listën e 5 portierëve më të mirë sa i përket pritjeve të suksesshme. Në këtë listë janë përfshirë gardianë nga 5 ligat më të rëndësishme europiane, ndërsa portieri kuqezi është përfaqësuesi i Serie A. Përqindjen më të lartë të e ka Geronimo Rulli i Montpelerit, teksa pas tij vjen Alisson Becker i Liverpoolit. Ndërkohë i treti me 78.8% renditet Thomas Strakosha, të cilin vetëm 1.6% e ndajnë nga një prej portierëve më të mirë në botë, brazilianin Alisson./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *