Vdekja e Emiliano Sala, UEFA nderon kujtimin e argjentinasit

0

Vdekja e Emiliano Salës ishte një ndër ngjarjet që ka tronditur botën e futbollit dhe jo vetëm. Argjentinasi u nda nga jeta tragjikisht, mbrëmjen e 21 janarit, teksa po fluturonte nga Nanta në drejtim të Kardifit, ekipit të tij të ri.

Në lidhje me ndarjen e tij nga jeta, ka reaguar dhe UEFA së fundmi. Organi më i lartë qeverisës i futbollit evropian, ka vendosur që në ndeshjet e Champions League dhe Europa League, do të mbahet një minutë heshtje në nder të Salës. Gjithashtu, presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, ka folur mbi tragjedinë e ndohur, teksa është shprehur:

“Në emër të gjithë pjesëtarëve të UEFA-s, do të doja të shprehja ngushëllimet më të sinqeta për familjen dhe të dashurit e Emiliano Salës, për humbjen e tij. Jam tmerrësisht i pikëlluar që jeta e tij mori fund në atë mënyrë, në moshë aq të re. I bëj thirrje të gjithë mbështetësve të tij që ta respektojnë kujtimin e tij gjatë”, përfundoi fjalët e tij Ceferin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg