Varane i bashkohet Francës pas shqetësimit, ja gjendja te rivalët para Shqipërisë

0

Franca do të luajë ndaj Shqipërisë me gjysmën e ekipit, ndërsa shumë prej yjeve të saj nuk do të jenë të gatshëm me kuqezinjtë. Sa i përket aspektit sulmues, e gjithë vëmendja e mbrojtsave kuqezi do të përqëndrohet te Grizman dhe Coman, ndërsa Giroud është në dyshime për të luajtur nga zgjedhjet e trajnerit.

Një shqetësim i vogël që kalon për Deschamps me Varane. Mbrojtësi i Realit të Madridit ka arritur në stërvitje më vonë se të gjithë, në orën 19:30 të ditës së sotme. E gjitha kjo pasi futbollisti francez kishte një infeksion te dhëmbët dhe i duhej të mbyllte një ndërhyrje dentare.

Sa i përket stërvitjes së mbyllur gjatë ditës së sotme, baza e stërvitjes në seancën e zhvilluar ishte te vrapimi dhe loja në terren të vogël mes lojtarëve. Të gjithë ishin të buzëqeshur dhe në humor të mirë, ndërsa nuk ka pasur ndonjë dëmtim tjetër të raportuar. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.