Van Dijk lojtari më i shpejtë i Championsit, video flet qartë!

Virxhil Van Dijk është padyshim një ndër mbrojtësit më të mirë në Botë, për të mos thënë më i miri. Lider te Liverpuli dhe te Holanda, mbrojtësi i ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij.

Këtë sezon Van Dijk triumfoi në Champions League me Liverpulin e tij, teksa pasi mposhtën në gjysmëfinale mrekullisht Barcelonën, triumfuan në finale pastër 2-0 ndaj Totenhemit.

Gjithsesi, Van Dijk përveç trofeut të Championsit, është shpallur edhe lojtari më i shpejtë i kompeticionit. Holandezi regjistroi shpejtësine 34.5 km/h në sfidën e parë ndaj Barcelonës në “Camp Nou”. Vlen për t’u përmendur që ajo shpejtësi u regjistrua në minutën e 92-të. Një makineri e vërtetë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *