Valverde: U duk sikur po luanim në shtëpi!

0

“Pashë një skuadër mjaft mirë. Mbërritëm në një fushë shumë të vështirë, ku kishim të bënim me kampionët e Anglisë dhe kemi mbajtur ne topin dhe kemi udhëhequr fushën dhe menaxhuar çdo gjë që nga fillimi”. Ernesto Valverde është i kënaqur me barazimin në Londër, teksa merita e madhe, sipas tij, është e skuadrës. “Ishte një përplasje stilesh. Ne kërkonim të mbanim topin, ndërsa ata me kundërsulme dhe duke u mbrojtur mirë. Të mos harrojmë që nuk luajtëm në “Camp Nou”, por në “Stamford Bridge”, duke e mbajtur topin dhe sulmuar.

Patëm minuta të mira dhe ata mbrojtën ashtu si duhet. Morëm një rezultat  të shkëlqyer. Mesi? Ai bëri detyrën e tij, si një lojtar i madh, duke shfrytëzuar një amnezi të mbrojtjes së tyre. Mendoj se djemtë zhvilluan një  ndeshje të mirë, edhe pse pres më shumë cinizëm. Ndeshja e kthimit? Do të jetë thuajse njësoj, pasi ata do të presin momentin e tyre për të goditur. Ne duhet të jemi të zotë që të mbajmë topin dhe të sulmojmë ashtu si dimë, por duke qenë më të egër përpara dhe më finalizues.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.