UEFA cakton datën, Kukësi luan me drita në Shkodër

Verilindorët do të ndeshen me skuadrën kampione të Maltës, Valetën, në turin e parë kualifikues në Champions League. UEFA ka përcaktuar datën dhe orën fikse për ndeshjen e parë të Champions League-s. Kukësi do të luajë në stadiumin “Loro Boriçi” siç është bërë e ditur të mërkurën e datës 11 korrik, në orën 19:00.

Kukësi ka ndryshuar shtëpi këtë edicion, ndryshe nga sezoni i shkuar, kur luajti në “Elbasan Arena”. Drejtuesit kanë treguar më parë se kanë zgjedhur Shkodrën si “shtëpinë” e tyre, për faktin se është më afër me Kukësin, si dhe besojnë se do të kenë edhe mbështetjen e tifozerisë vendase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *