UEFA bën gafën, “Liverpuli kampion Europe”

Për ata që i adhurojnë teoritë konspirative, me siguri ky është rasti ideal për të thënë që në futboll gjithçka është e paravendosur.

Sot UEFA ka bërë një gafë në faqen e vet zyrtare, sepse ka publikuar një foto me një kolazh lojtarësh të Realit dhe Liverpulit, ndërsa shkruan: LIVERPULI FITUES I CHAMPIONS LEAGUE.

Me siguri ndonjë provë për finalen, por mbetet mister pse ishte shkruar emri i ekipit fitues. Ndoshta e kanë shkruar edhe emrin Real Madrid, por me siguri tifozët madrilenë do jenë acaruar jo pak.

Para pak javësh Roma bëri të njëjtën gafë, duke nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e kthimit kundër Liverpulit, edhe pse shorti nuk ishte hedhur ende dhe nuk dihej as që Roma do e luante kthimin në Itali.

Ja që paska edhe më të zotë se Xhelal Mziu!

One thought on “UEFA bën gafën, “Liverpuli kampion Europe”

Leave a Reply to artur Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *