U mbyll në mbrëmje çështja e dokumentacioneve, risia e Shqipërisë është gati

Florian Kamberi ishte risia e madhe e Shqipërisë në listën e publikuar për dy ndeshjet e radhës kualifikuese, atë kundër Andorrës dhe Francës. Por pavarësisht publikimit të emrit, dokumentacionet nuk ishin mbyllur të gjitha.

Vetë trajneri Reja u shpreh se kërkonte që ta kishte të gatshëm këtë lojtar pasi kishte pritshmëri të lartë. Me burime pranë lojtarit, “Sport Ekspres” mëson se gjithçka është mbyllur në mbrëmjen e djeshme. Kamberi më shumë është marrë me këtë problem në ditën e djeshme sesa është stërvitur me grupin. Pikërisht për të qenë i gatshëm në dy ndeshjet e radhës dhe nuk ka më asnjë problem në këtë aspekt. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *