Tronditet stoli i Tomorit, Arbri jep dorëheqjen

Gersi Arbri nuk do të jetë më në postin e trajnerit të Tomorit. Tekniku beratas ka dhënë dorëheqjen për arsye personale, vetëm një ditë pas ndeshjes hapëse te kampionatit, ku skuadra e tij barazoi me rezultatin 1-1 ndaj Lushnjës udhëtuese.

35-vjeçari u emërua trajneri i Tomorit më 27 nëntor të 2017-ës ku pasoi Santiliano Dulen pas tetë javësh kampionat. Nën drejtimin e Arbrit skuadra beratase u rendit në vendin e pestë duke evituar grupimin në grupin e mbijetesës.

Tomori ka qenë ndër klubet më aktive në merkaton e verës, duke afruar lojtarë të shumtë në të gjitha repartet, por largimi i Arbrit është një goditje e fortë për aspiratat e beratasve për ringjitjen në Kategorinë Superiore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *